Mbahet seminari: Standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe praktikimi i tyre

Është organizuar të shtunën (4 maj) seminari i radhës në të cilinështë trajtuar Korniza Profesionale për Praktimin e Auditimit të Brendshëm.

Në këtë seminar ligjëruesi i IKAF, Lirimi Amiti, ndër të tjera ka dhënë sqarime:

Pse standardet janë të rëndësishme për praktikimin e auditimit të brendshëm dhe

Lidhur me 10 parimet themelore të auditimit të brendshëm, gjithashtu dhe shërbimet e siguridhënies përball atyre të këshillëdhënies.

Fokusi kryesor i këtij seminari ishte mbi Standardet (atributive dhetë performancës) për praktikimin e auditimit të brendshëm dukepërfshirë:

Qëllimin, Autoritetin, Përgjegjësinë e Pavarësisë, Objektivitetin,Sigurimin e cilësisë (Standardet 1000, 1100, 1300) dhe

Administrimin i aktivitetit të auditimit të brendshëm, planifikimine angazhimit, kryerjen e angazhimit dhe komunikimi i rezultateve(Standardet 2000, 2100, 2200, 2300, 2400, 2500 dhe 2600).

Ky seminar ishte i vlefshëm për 4 kredi në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP). IKAF vazhdon të mbetët lider në vend dhe më gjerënë përkushtimin për zhvillimin e EVP-së.

1 Komentet:

  1. Besnik

    Me njoftoni me email kur ka trajnime per Auditimin e Brendshem

    Maj 08, 2019 Reply

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *