IKAF organizoi seminarin – Trajtimi tatimor i kontratave afatgjata ndërtimore

Është organizuar sot seminari me temën “Trajtimi tatimor i kontratave afatgjate ndërtimore”, i vlefshëm për kredi në Eduktim të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Në këtë seminar të organizuar nga Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), u ligjerua lidhur me trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, ashtu siç kërkohet me legjislacionin tatimor të Kosovës.

Ligjëruesi Sami Salihu,  u ofroi pjesëmarrësve sqarime të detajuara dhe shembuj praktik se si do të trajtohen të hyrat dhe shpenzimet nga punëkryesit, investitorët dhe investitorët-punëkryes.

Ndër të tjera, në këtë seminar është trajtuar ngarkesa e kundër për TVSh për shërbime në lëminë e ndërtimit, ku janë dhënë edhe shembuj që ndodhin në praktikë.

Ky është seminari i dytë për këtë vit që është organizuar nga IKAF, ndërsa seminari i radhës do të trajtojë “Standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe praktikimi i tyre”.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *