Mbahet seminari – Hartimi i pasqyrave financiare për OJQ dhe auditimi i tyre

IKAF dje (27 nëntor), ka origanizuar në Prishtinë seminarin e radhës që për trajtim kishte funksionimin financiar tw OJQ-ve.

Në seminarin me titull “Hartimi i pasqyrave financiare për OJQ dhe auditimi i tyre”, pjesëmarrësit patën mundësi që të marrin njohuri shtesë sa i përket organizimit financiar të organizatave joqeveritare që funksionojnë si entitete juridike jo fitimprurëse.

Temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ishin:

– Realizimi i Buxhetit të një projekti;

– Përpilimi i Pasqyrave Financiare;

– Pasqyra e Pozicionit Financiar;

– Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse;

– Pasqyra e Rrjedhës së Parasë;

– Pasqyra e Ndërrimeve në Ekuitet – Fonde;

– Shënimet dhe Shpalosjet e Pasqyrave Financiare;

– Raporti i Auditimit per OJQ.

IKAF në kuadër të kalendarit ngjarjeve, të vlefshme me kredi të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), do të organizojë edhe seminare tjera të cilat mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://www.ikaf.org/publikohen-7-seminare-shqiperi-maqedoni-kosove.html

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *