Njoftim: IKAF kërkon nga Anëtarët të raportojnë EVP-të për vitin 2019

Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP) është edukim që zhvillon dhe ruan kompetencën profesionale për t’iu dhënë mundësi anëtarëve të vazhdojnë të kryejnë rolet e tyre profesionale.

Andaj:

  • Bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Auditimit të Jashtëm dhe standardet ndërkombëtare të edukimit të lëshuara nga IFAC, 
  • Bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm standardet ndërkombëtare të edukimit të lëshuara nga IAA, 
  • Bazuar në Ligjin e Kosovës për Raportim Financiar: LIGJI NR. 04/L-014 PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM
  • Bazuar në Ligjin e Kosovës për Raportim Financiar: LIGJI NR. 06/L-021 KONTROLLIN E BRENDSHËM TË FINANCAVE PUBLIKE

Si dhe:

  • Bazuar në rregulloren e IKAF për Edukim të Vazhdueshëm Profesional e krijuar konform kërkesave të standardeve dhe ligjeve të lartcekura, e cila ka hyrë në fuqi me 1 Janar 2019, obligon anëtarët e IKAF si vijon:

Individeve të certifikuar/kualifikuar nga IKAF përmes politikave dhe rregullave të përcaktuara u kërkohet çdo vit të raportojnë se ata i kanë përmbushur kërkesat për EVP të cilat janë të rregulluara me anë të këtij dokumenti.

Shënim me rëndësi: Meqenëse Ligji i Kosovës për Raportim Financiar dhe Rregullorja e IKAF për Edukim të Vazhdueshëm Profesional kanë hyrë në fuqi me 1 Janar 2019, bazuar në këtë anëtarët e IKAF duhet të raportojnë për EVP-të e tyre nga viti 2019 e tutje.

Për të gjitha informatat tjera në lidhje me raportimin e EVP-ve për vitin 2019, IKAF do i njoftoj anëtarët përmes e-mail.

Anëtarët e IKAF mund të dorëzojnë formularët e raportimit të EVP-ve direkt Kliko këtu, ose përmes Web-faqes https://www.ikaf.org/edukimit-te-vazhdueshem-profesional

Për tu informuar mbi Seminaret e IKAF, referohuni në linkun: https://www.ikaf.org/seminaret

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *