Mbahet mbledhja vjetore e Kuvendit të Përgjithshëm të IKAF

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka mbajtur mbledhjen e radhës së Kuvendit të Përgjithshëm, në të cilin u diskutua për performancën e punës së Institutit për vitin 2018.

Ndër pikat kryesore që u diskutuan ishin:
– Raporti Financiar, Raporti i Auditimit të Jashtëm dhe Pasqyrat Financiar të Institutit për vitin 2018, si dhe
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të Punës së Institutit për vitin 2018.

Kryesia dhe anëtarët e Kuvendit u pajtuan se në përgjithësi IKAF ka pasur një performancë të mirë në vitin paraprak, ndërsa mirëpritën edhe arritjet e fundit të Institutit, sidomos në aspektin e arritjes së partneriteteve dhe njohjeve me organizata me renome ndërkombëtare siç janë IMA, AAT, ICB dhe të tjera.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për një sërë pikash tjera që ndërlidhen me mbarvajtjen e aktiviteteve të Institutit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *