ICB Global i beson IKAF-it përfaqësimin në Ballkanin Perëndimor

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka arritur marrëveshjen e radhës për partneritet me “ICB Global” (Instituti për Certifikim të Nëpunësve të Kontabilitetit/Bookkeeper). Marrëveshja për partneritet është arritur sot, pas një sërë negociatash që shërbyen për përafrim të qëndrimeve. Përmes kësaj marrëveshje parashihet që IKAF do të jetë përfaqësues i ICB Global për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Në kuadër të marrëveshjes parafshihet: Harmonizimi i Syllabusëve dhe Politikave, Certifikim Dual dhe njohje tjera. Nga tash e tutje të gjithë certifikimet Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping) dhe Teknik Kontabiliteti të arritura në IKAF do të njihen në të gjithë botën përmes ICB Global. Vlenë të theksohet se ICB Global funksionon në shumë vende të Evropës dhe botës, në mesin e të cilave janë edhe Britania e Madhe, SHBA, Australi dhe vende tjera të Azisë. ICB Global njihet edhe për themelimin e Federatës Evropiane të Nëpunësve të Kontabilitetit (EFOB), duke mbledhur së bashku të gjitha organizata evropiane që merren me trajnime dhe certifikime të këtij niveli.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *