Çka është vetë-studimi?

Vetë-studimi, që përfshin studimin pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë ose frekuentim në një klasë, është një mënyrë e vlefshme për të mësuar dhe po ngritë popullaritet tek studentët. Duke plotësuar arsimin formal me studimin në shtëpi, studentët mund të shohin një përmirësim drastik në notim, të kuptuarit të mirë dhe krijim besimi.
Shumë studentë studiojnë në shtëpi për të plotësuar mësimin e bazuar në klasë. Megjithatë, vetë-studimi mund të përdoret gjithashtu për të zotëruar një aftësi të re ose për të mësuar diçka të re apo avancuar njohuritë ekzistuese siç mund të jetë ngritja dhe avancimi profesional, por pa pjesëmarrje në ligjërata. Përfitimet që mund të gjeneroni nga vetë-studimi janë të pafundme.

Vetë-studimi në IKAF

Njëra nga metodat më të reja për studim, siç është vetë-studimi, e dedikuar kryesisht për të angazhuarit në punë, tashmë është duke u aplikuar edhe në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).
Është hera e parë që kjo metodë e studimit aplikohet në këtë vit dhe ofrohet për të gjitha nivelet e certifikimeve në IKAF dhe për të cilat Instituti është dëshmuar për kualitetin që e posedon.
Ky nivel i studimit u mundëson studentëve që të kursejnë kohën dhe të mësojnë vetë përmes platformës online që e ofron Instituti.

Vetë studimi ofrohet në këto nivele:
– Nëpunës Kontabiliteti (Bookkeeping)
– Teknik Kontabiliteti
– Kontabilist i Certifikuar
– Auditor i Jashtëm i Certifikuar
– Auditor i Brendshëm i Certifikuar

IKAF ofron një pako ekskluzive të vetë-studimit (Online) të cilat përfshijnë:
– Regjistrimin
– Tarifat për pesë provime për herë të parë (brenda 12 muajve)
– IKAF Anëtarësia për 1 vit
– Qasja 1 vit në system online që përfshinë pjesën e pyetjetve dhe përgjigjeve, forumin dhe materiale të ndryshme.

Provimet në IKAF janë të bazuara në kompjuter dhe administrohen në ambientin e Institutit. IKAF organizon 2-3 afate testuese çdo vit, ku ju mund të uleni në provime për herë të parë në një afat të përshtatshëm për ju brenda një viti, pa patur detyrim për pages shtesë.

Në këtë format të studimit, pra me vetë-studim (online), të drejtë aplikimi kanë të gjithë, pa dallim se ku ndodheni. Në rastet e interesimeve grupore, IKAF do të oranizojë testin edhe në gjuhë të tjera.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit)

Varësisht nga niveli i certifikimit, kërkesat për regjistrim ndryshojnë. Në rastin e regjistrimit për Nëpunës Kontabiliteti kriterët e regjistrimit janë më të lehta dhe ato vijnë duke u ngritur deri të certifikimi në nivelin Auditor i Jashtëm. Detaje të kritereve për regjistrim mund të gjenden në këtë link.

Fazat e Aplikimit Online

1) Aplikimi për regjistrim në ueb mund të bëhet duke përcaktuar trajnimin/certifikimin e caktuar. Aplikimi juaj online do të konfirmohet pasi të shfaqet mesazhi – “aplikimi është dërguar me sukses”.

2) Konfirmimi nga stafi i Institutit – bëhet pasi të jetë pranuar aplikimi i juaj online me ç’rast kërkesa juaj do të vlerësohet nga stafi i Institutit. Ju do të informoheni me email ose tel për hapat e ardhshëm.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *