Bëhu një kontabilist i së ardhmes (raport)

Afër 90 përqind e kontabilistëve në SHBA besojnë se është duke ndodhur një ndryshim kulturor në profesionin e kontabilitetit. Sipas një hulumtimi të bërë nga kompania “Sage”, thuhet se këtë ndryshim e ka ndihmuar në masë të madhe përdorimi i teknologjisë dhe automatizimi i veprimeve. Këto ndryshime, sipas këtij hulumtimi, po ndodhin edhe për shkak të ndryshimit të gjeneratave.

“Arsyet e listuar për këto ndryshime janë kryesisht si shkak i ndryshimit të gjeneratës. Pra, me futjen në treg të punës së profesionistëve të ri, po arrijnë edhe vlera tjera, e që ndërlidhen me përdorimin e teknologjisë”, thuhet në këtë hulumtim.

Gjithashtu në këtë hulumtim, si rekompandim për profesionistët më të vjetër, del të jetë shtimi i angazhimit për të mësuar më shumë për trendet e reja profesionale në kontabilitet.

Në këtë hulumtim që IKAF e sjell për lexuesit, thuhet se profesionistët e vjetër duhet të mësojnë më shumë për platformat online dhe të fillojnë t’i praktikojnë më shumë ato.

Këtu mund ta gjeni raportin e plotë në gjuhën angleze.  

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *