CMA në sektorin publik

Instute of Management Accountant (IMA) me seli në SHBA, është një shoqatë globale e anëtarëve të kontabilistëve dhe profesionistëve financiarë që punojnë në kompani jofitimprurëse, private, publike dhe institucione akademike.

Përveç kësaj, IMA ka arritur që certifikimet në fushën e kontabilitetit dhe menaxhmentit t’i dedikojë për të gjitha fushat e veprimtarisë.
Certifikimi më i njohur IMA-s, CMA (Certified Management Accountant) është kulmi i arritjes profesionale në fushën e menaxhimit të kontabilitetit dhe financave. IKAF përmes shkrimeve në Blog të faqe ikaf.org, në kuadër të një fushate informuese, po publikon të dhëna për këtë certifikim të njohur ndërkombëtarisht, të cilin e ofron në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

Në thelb, të kualifikuarit në CMA, janë të nevojshme në organizata publike ose private, si dhe në agjencitë qeveritare si llogaritarë të kostove, kontabilistë menaxherialë, llogaritarë industrialë, llogaritarë privatë ose llogaritarë të korporatave. Sidoqoftë, duke pasur parasysh natyrën e gjerë të aftësive dhe ekspertizës së tyre, CMA-të janë në kërkesë nga një larmi e gjerë e industrive.

Duke qenë se tregu i punës në Kosovë, kryesisht bazohet nga projektet kapitale të inicuara nga institucionet shtetërore, ne po ju sjellim disa nga pozitat që një CMA mund ta kryej me sukses në sektorin publik.

• Menaxher i Performances
• Vendimmarrje në Investime
• Kontroll i brendshëm
• Raportim Financiar
• Planifikim dhe buxhetim
• Menaxher i Riskut
• Kryeshef Ekzekutiv i ndërmarrjeve publike
• Shef financiar i ndërmarrjeve publike
• Menaxher ndërsektorial
• Këshilltar financiar
• Këshilltar ekonomik

Për të qenë të informuar më në detaje rreth CMA-s dhe zbatimit të këtij kualifikimi në profesione të ndryshme, përcillni publikimet në IKAF.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *