Kontabilistët mund t’u ndihmojnë OJF-ve t’i tejkalojnë sfidat e krijuara nga COVID-19

Operimi si organizatë jo-fitimprurëse nuk është e lehtë. Probleme me fonde, kufizime në personel dhe mungesa në resurse janë vetëm disa nga sfidat të cilat e kanë kapluar këtë sektor. Tani, me impaktin e pandemisë COVID-19, ka sjellë këtë sektor në një pozitë ku paraqiten paqartësi dhe dëmtime në nivel alarmant. 

Duke e pasur parasysh këtë gjendje, roli i kontabilistit do të ishte shumë i domosdoshëm për të mundësuar lundrimin në këto ujëra mjaftë turbulente në të cilat gjenden jo-fitimprurëset. 

Në një hulumtim të bërë në SHBA për pozitën e OJF-ve, vërehet se burimet mbështetëse për financiare për këto kategori ka rënë për 73 përqind, si rezultat i COVID-19. Kjo, sipas këtij hulumtimi, ka bërë që shumë organizata të shuajnë disa aktivitete, apo edhe të shuajnë veprimtarinë në përgjithësi. Në SHBA, 87 përqind e organizatave kanë raportuar se kanë bërë vetëm një numër shumë të vogël të aktiviteteve gjatë kohës së pandemisë. 

Mirëpo, për të tejkaluar këtë gjendje, përkundër sfidave të shumta, udhëheqës të këtyre organizatave duhet të kërkojnë ndihmë nga kontabilistët. 

Në këtë raport të cilin IKAF e sjell për lexuesit dhe ndjekësit e vet, paraqiten disa nga këshillat që një kontabilist mund t’i jap një organizate jo-fitimprurëse. 

Ne vazhdim mund ta gjeni linkun e plotë të këtij raporti.

 https://lsc-pagepro.mydigitalpublication.com/publication/?m=37089&i=659138&p=2

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *