Ja pse një nëpunës kontabiliteti mund të bëhet këshilltar i rëndësishëm biznesi!

Nëse kërkoni nga një person me njohuri të pakta për kontabilitetin për të përshkruar një nëpunës kontabiliteti/libër-mbajtës (bookkeeping), do ta personifikojnë me një person që mbanë një stilolaps dhe letër dhe një kalkulator. 

Mirëpo, vala e zhvillimeve në fushën e TI-së në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ka revolucionuar edhe punën e kontabilitetit e veçanërisht të nëpunësit të kontabilitetit, duke shtuar programe për këtë profesion. Këto programe, më shumë se gjithçka tjetër, janë një faktor kritik në ndryshimet e shpejta të teknologjisë që ka ndikuar në ndryshim të formës së profesioneve të vjetra. 

Të gjitha këto pohime shtrojnë pyetjen: nëse puna me makina i përkasin të kaluarës së profesionit të nëpunësit të kontabilitetit dhe se cila do të jetë puna e tij në këtë shekull?

Për të gjetur këtë, kompania “Xero” ka publikuar një punim të draftuar nga një panel i ekspertëve, i cili shpjegon detyrat e reja të nëpunësit të kontabilitetit dhe mundësitë që këta profesionistë të hulumtojnë më shumë, për të qenë në krye profesionit të tyre. 

Ekspertë të intervistuar në këtë publikim thonë se nëpunësi i kontabilitetit duhet të specifikohet në një segment apo “niche” të industrive apo edhe madhësive të ndërmarrjeve. Sipas tyre, nëpunësit e kontabilitetit duhet të jenë më të përqendruar në ndërmarrje mikro dhe të vogla. 

Ndërsa, në anën tjetër, ka mendime të ndryshme të ekspertëve që thonë se, nëpunësi i kontabilitetit mund të luaj rol më të rëndësishëm sesa që e kishte deri më tani. 

“Praktika e suksesshme e nëpunësit të sotëm duhet të përqendrohet në ofrimin e shërbimeve me vlerë të lartë që tejkalojnë regjistrimin tradicionale të të dhënave dhe raportet financiare. Ata duhet të shërbejnë si një këshilltar strategjik për klientët e tyre, me theks në pasqyrat e parashikimit”, ka thënë Kevin Cumley, drejtori i lartë i Programit të Kontabilistëve në “Sage Intacct”.

IKAF ka sjell publikimin e plotë të “XERO” për lexuesit.

https://cdn.coverstand.com/37089/665175/8042809f566baf36acc7fda1c4f234a22ed68334.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *