IKAF arrit numër rekord (1.4 mijë) të vizitorëve në ueb-faqe brenda një dite

IKAF, për çdo dit e më shumë, është duke e rritur popullaritetin dhe duke u pozicionuar qëndrueshëm si instituti numër një në Kosovë në fushën e edukimit profesional në kontabilitet, auditim e financa. 

Këtë po e dëshmon edhe shtimi rekord i të interesuarve për të vijuar certifikimet dhe trajnimet profesionale. Vetëm gjatë ditës së enjte (25/06/2020), numri i vizitorëve në ueb-faqen zyrtare ka thyer një rekord, duke arritur në 1 mijë e 400. Ky numër i vizitorëve u regjistrua, pas shpalljes së afatit përaplikim, gjë që tregon për shtimin e të interesimit për certifikimet në IKAF.

Kjo shifër tregon se IKAF është bërë instituti më serioz dhe inovativ në Kosovë dhe më gjerë në fushën e edukimit të vazhdueshëm profesional, duke u ofruar studentëve certifikime të vlefshme në mbarë botën. 

IKAF falënderon të gjithë të interesuar të cilët shprehin gatishmëri për të qenë pjesë e programeve të edukimit profesional dhe, në të njëjtën kohë, u premton se do të mbetët i angazhuar për ngritje të vazhdueshme të cilësisë dhe vlefshmërisë së certifikimeve, si dhe arritje të partneriteteve të dobishme me organizata serioze ndërkombëtare. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *