Konkurs pune – Zyrtar për Administratë dhe Promovim Edukativ

Vendi i punës: IKAF – Prishtinë
Orari i punës: Kohë e plotë (40 orë/javë)
Lloji i kontratës: Afatgjatë, me mundësi vazhdimi pas periudhës prove

Përshkrimi i rolit:
IKAF kërkon një profesionist energjik dhe komunikues për menaxhimin e regjistrimeve, mbështetjen e studentëve, si dhe promovimin e aktiviteteve edukative online dhe në video/podcast. Roli përfshin pjesëmarrje në projekte kreative, monitorim trajnimesh dhe asistim në vizita jashtë vendit.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Administratë, Komunikim, Edukim, Marketing, Media ose të ngjashme
  • Minimum 1 vit përvojë në administratë, edukim ose marketing
  • Aftësi të mira komunikimi në shqip dhe anglisht
  • Përvojë në përmbajtje digjitale, video/podcast dhe platforma menaxhimi trajnimesh
  • Gatishmëri për udhëtime jashtë vendit

Çfarë ofron IKAF:

  • Ambient profesional dhe ekip bashkëpunues
  • Mundësi projekte dhe trajnime ndërkombëtare
  • Zhvillim profesional dhe promovim të brendshëm sipas performancës

Si të aplikoni:
Aplikimet dërgohen me CV dhe letër motivuese
Link për aplikim online: https://form.jotform.com/IKAF/mundesi-pune

Afati për shqyrtim: Aplikimet e para shqyrtohen deri më 15 shtator 2025. Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen për intervistë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *