
Më 6 Tetor 2025, në Institutin KAF ka filluar moduli “F2 Kontabilitet Menaxherial”, pjesë e programit Teknik i Kontabilitetit. Ky modul është një hap i rëndësishëm për të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e menaxhimit financiar dhe vendimmarrjes efikase.
Moduli F2 trajton konceptet thelbësore të kontabilitetit menaxherial, duke ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë se si informacioni financiar përdoret për të planifikuar, kontrolluar dhe përmirësuar performancën e një organizate.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë rreth temave kryesore si:
Ligjëratat mbahen nga Xhyldane Kiçmari, një profesioniste me përvojë në fushën e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar. Forma e ligjëratës është në klasë dhe online, për të ofruar fleksibilitet maksimal për pjesëmarrësit.
Në përfundim të modulit, çdo pjesëmarrës pajiset me Certifikatë Pjesëmarrjeje, që vërteton njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë modul të rëndësishëm të programit Teknik i Kontabilitetit.
Përveç anëtarëve aktualë të IKAF, të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen online për modulet e ardhshme përmes formularit zyrtar:
https://form.jotform.com/IKAF/regjistrim-trajnimet



