IKAF lanson Kuize Falas për studentët dhe profesionistët e kontabilitetit

Instituti KAF ka kënaqësinë të njoftojë lançimin e platformës IKAF GLOBAL, ku tani janë të publikuara kuize falas të nivelit Teknik i Kontabilitetit për modulet TK F1, F2, F3 dhe F6.

Këto kuize janë krijuar për të ndihmuar studentët dhe profesionistët e kontabilitetit të:

  • Testojnë njohuritë e tyre në mënyrë interaktive
  • Përgatiten për provimet me pyetje dhe provime testuese
  • Sfidojnë veten dhe monitorojnë progresin personal

Kuizet janë falas për një periudhë të caktuar, duke ofruar një mundësi unike për të rritur aftësitë profesionale dhe për të praktikuar njohuritë e fituara gjatë trajnimeve.

Për të filluar kuizet, ju lutem KLIKONI KËTU

Ky lançim është pjesë e festimeve të 20-vjetorit të IKAF, duke simbolizuar angazhimin tonë për të ofruar mjetet më të mira për edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *