Teknologjia Cloud drejtë Intelegjencës Artificiale

Me avancimin e mjeteve të financimit dhe kontabilitetit të mbështetur në re “cloud”, është joshëse të mendosh që transformimi dixhital i departamentit të financave është drejtë përfundimit. Por shumë prej mjeteve të sotme bëjnë vetëm digjitalizimin e thjeshtë të proceseve të vështira dhe rrjedhën e punës. Sistemet si këto ende kërkojnë një nivel të lartë të përpunimit manual dhe futjes së të dhënave, veçanërisht nga kontrolluesit dhe ekipet e kontabilitetit.

Për shkak se mjetet e sotme nuk adresojnë çështjet themelore të krijuara nga flukset e punës tradicionale, sipas raporteve te fundit, del të rezultojë se ekipet e financave shpenzojnë shumë kohë për të ndjekur informacionin e humbur, grumbullimin e të dhënave dhe korrigjimin e gabimeve në vend që të përqendrohen në aktivitete më strategjike dhe me ndikim, siç raportohet në një studim të fundit në sfidat operacionale për ekipet e financave.

Vala e ardhshme e teknologjisë, e shtyrë nga automatizimi i avancuar dhe Intelegjenca Artificiale (IA), do të bëjnë një transformim të përgjithshëm të procesit shpenzimeve, duke rregulluar rrjedhën e punës dhe integrimin e të dhënave në kohë reale, në mënyrë që ekipet e financave të përqendrohen vetëm në çështjet që kanë më shumë rëndësi.

Në një shkrim të Naveen Singh, udhëheqës dhe bashkëpronar i CenterCard, të publikuar nga Accounting Today, janë paraqitur disa nga pikat kryesore që do të përfitojnë nga automatizmi i plotë i mbështetur nga IA.

Për t’i parë se cilat janë ato pika kryesore që mund të përfitojnë nga ky automatizim, IKAF sjell për ju shkrimin e plotë në gjuhë angleze.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *