Mbahet seminari – Auditimi i Sistemit të Burimeve Njerëzore

IKAF ka organizuar seminarin/punëtorinë e radhës me temën “Auditimi i Sistemit të Burimeve Njerëzore”, e vlefshme për kredi në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Gjatë kësaj punëtorie u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me auditimin e sistemit të burimeve njerëzore, si:

–  Baza ligjore dhe standardet ndërkombëtare për auditimin e Sistemit të Burimeve Njerëzore;

–  Roli dhe përgjegjësitë e personelit të burimeve njerëzore në procesin e auditimit të burimeve njerëzore;

 –  Raportimi dhe rekomandimet për auditimitn e Sistemit të Burimeve njerëzore.

Ligjëruesja Xhyldane Kiçmari, ka paraqitur edhe raste studimore të cilat ndodhin në praktikë gjatë punës së përditshme.

Duke u bazuar në raste studimore, pjesëmarrësit-auditorë të brendshëm, patën mundësinë të kuptojnë procesin e auditimit të sistemit të burimeve njerëzorë. Ndërsa, pjesëmarrësit nga sektori i burimeve njerëzore, patën mundësinë që të mësojnë më shumë për rolin që duhet ta luajnë ata gjatë auditimit të sistemit të burimeve njerëzore dhe përfitimet që sjellë auditimi i burimeve njerëzore në punën e tyre.

Pjesëmarrësit nga ky seminar, përveç ligjëratave, morën edhe literature shtesë që ndërlidhet me temën si dhe certifikata të pjesëmarrjes.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *