Ja se si teknologjia ju kursen kohë në trajtimin e taksave

Trajtimi i sfidave të përditshme e të dhënave si shitjet regjistrimet rregullatore tatimore, barazimet e llogarisë, pajtueshmëria dhe auditimi, paraqesin një proces mjaftë të vështirë.

Shpenzimi i kohës për t’i grumbulluar ato të dhëna në mënyrë manual, redukton kohën e grupit për të gjetur të dhëna me vlerë, që do të thotë se nuk mbetët mjaftueshëm kohë as për t’i analizuar ato në mënyrë që të bëhet reduktimi i riskut apo për të ngritur vlerën si dhe për të gjeneruar njohuri më proaktive siç janë kursimi nga taksat.

Detyrat dhe funksionet e paraqitura në mbledhjen e të dhënave për taksa, shpenzojmë më shumë se 50% të kohës dhe mbetët më pak se 30% e kohës për analizë strategjike, ndërsa vetëm 5% e saj mbetët në buxhetim.

Në një publikim të bërë nga “Alteryx” kompani amerikane për ndërtim të programeve kompjuterike në fushën e grumbullimit dhe analizës së të dhënave, ka paraqitur disa metoda se çka duhet bërë që koha e humbur për mbledhjen manuale e të dhënave, të kursehet duke përdorur softëare për detyrat përkatëse.

IKAF e sjell këtë publikim për lexuesit, për të qenë në hap me trended fundit e zhvillimit teknologjik në fushën e taksave.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *