Fillon regjistrimi për CMA në IKAF

Më në fund certifikimi i shumë kërkuar amerikan CMA (Certified Management Accountant) do të jetë i pranishëm për kandidatët nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor.

IKAF tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për CMA, duke arritur të sjell profesorë nga Holanda dhe kurrikulat e fundit të përditësuara që nevojiten për vijimin e ligjëratave.

I dizajnuar nga instituti amerikan IMA (Institute of Management Accountant) dhe i renditur lartë në nivel botëror, CMA përmes IKAF do të ofrohet për kandidatët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Afati i regjistrimit ka nisur nga 7 tetori dhe do të zgjas deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ligjëratat do të fillojnë në muajin mars të vitit pasues (2020) me pjesën e titulluar “Menaxhimi Strategjik Financiar”.

IKAF fton të gjithë të interesuarit që kanë përvojë në fushat përkatëse, apo që kanë ambicie që të shtojnë njohuritë e tyre në menaxhment dhe financa dhe të kenë certifikimin ndër më të kërkuarit në botë, që të fillojnë aplikimin.

Klikoni këtu për të gjetur të dhëna më të hollësishme, apo për të gjetur formen e aplikimit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *