
Trended që kishin një zhvillim të hovshëm në fushën e kontabilitetit në vitin 2018 ishin platformat e bazuara në “cloud”, procesimi i të dhënave dhe Intelegjenca Artificiale e deri te ballafaqimi me stabilizimin e kriptovalutave.
“QuickBooks Australia” ka renditur 4 trendet kryesore që po e afektojnë pozitën e kontabilistit në këtë vit:
1. Rritja e platformave të bazuara në “cloud”
Dhjetë vjetë më parë, kompanitë kanë vendosur të dhënat e tyre financiare, transaksionet dhe raportet në server të brendshëm. Por, duke u zhvilluar programet të bazuara në hapësirën cloud, shumë biznese kanë filluar të aplikojnë një tekonologji të tillë.
2. Intelegjenca Artificiale po e ndryshon mënyrën e vjetër të processit të bookkeeping
Intelegjenca Artificiale është tashmë duke e ndryshuar detyrën e kontabilistit, mirëpo kurë do të ndodhë një gjë e tillë dhe si, kjo do të mbetët si befasi. Sipas Jean Batiste Su, nënkryetar i kompanisë hulumtuese “Atherton Research”, detyrat e kontabilitieti sikurse taksat, lista e pagave, auditimit gjithashtu edhe bankat, do të automatizohen tërësisht deri në vitin 2020.
3. Siguria e të dhënave, prioriteti kryesor
Në vitin 2017 kompania hulumtuese IDC ka raportuar se sasia e të dhënave në botë do të rritet në deri në 163 zettabyte në vitin 2025.
Sa më shumë që të rritet qarkullimi i të dhënave, aq më shumë kërkohet angazhim i kontabilisitëve për të siguruar kredibilitetin e atyre të dhënave. Në këtë mënyrë, do të investohet më shumë në sigurinë e të dhënave.
4. Kriptovalutat po ndikojnë në sistemin financiar
Kriptovalutat si Bitcoin, Etherum, Ripple dhe Litecoin tashmë kanë nisur të përdorën për transaksione financiare. Edhe pse nuk do të jenë shumë të përhapura edhe për një kohë, kriptovalutat do të ndryshojnë lojën në përgjithësi. Për kontabilisitë dhe pronarë firmash, kriptovalutat do të ndryshojnë formën se si i kanë bërë pagesat deri më tani duke sjellë një transparence më të madhe në sistemet financiare.