Interesim i madh për seminarin e radhës të IKAF

Këtë vikend u organizua një seminar me titullin “Trajtimi tatimor i Kontratave Afatgjate Ndërtimore dhe Aplikimi i Ngarkesës së kundërt të TVSH-së në Ndërtimtari”.

Ligjëruesi i këtij seminari, Sami Salihu, para një numri të madh të studentëve, trajtoi njërën nga temat kryesore që ndërlidhen mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh).

Në këtë seminar, u bë informimi më në detaje i pjesëmarrësve lidhur me trajtimin tatimor të  Kontratave Afatgjata Ndërtimore dhe Aplikimi i Ngarkesës së kundërt të TVSH-së në Ndërtimtari, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin tatimor të Kosovës. Më konkretisht aty u ofruan sqarime të detajuara dhe me shembuj praktikë për atë se si do të trajtohen të hyrat dhe shpenzimet nga “Punëkryesit”, “Investitorët” dhe “Investitorët-Punëkryes”.

Në kuadër të këtij seminari, u ofruan edhe sqarime përmes shembujve praktikë, të cilët shpjeguan si do të aplikohet Ngarkesa e kundërt për TVSH për Shërbimet në lëminë e ndërtimit, referuar Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019 të nxjerr nga ATK, i cili është në fuqi nga data 01.01.2020.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *