
Firmave tw kontabilitetit u është paraqitur mundësia që, klientëve të tyre që janë bizneset e vogla t’ju ndihmojnë, duke ju reduktuar shpenzimet.
Kjo tashmë mund të bëhet duke i automatizuar shërbimet përmes platformave digjitale, të cilat deri më tani kryheshin manualisht. Kjo do t’u reduktonte në masë të konsiderueshme shpenzimet, nivelin e punës dhe do t’i zvogëlonte burimet njerëzore.
Megjithatë, sipas ekspertëve të kontabilitetit, bizneset e vogla dhe të mesme, ndonëse kanë shumë benefite nga automatizimi i shërbimeve, ato janë duke i adoptuar me vonesë këto platforma digjitale.
Vetëm në SHBA, 86 përqind e NVM-ve i procesojnë manualisht të dhënat kontabël, thuhet në raporte të Beanworks.
Sipas ekspertëve, automatizimi i këtyre shërbimeve, do t’u mundësonte BVM-ve që të kalonin në nivele më të larta të zhvillimit dhe t’i bënte konkurrente me ndërmarrje apo biznese të mëdha.
Ekspertizën e plotë të automatizimit të kontabilitetit mund ta gjeni në dokumentin e më poshtëm.