Gjithçka gati për fillimin e ligjëratave për CMA

IKAF në bashkëpunim me IMA, kanë filluar zbatimin e projektit të përbashkët – ofrimin e certifikimit CMA (Certified Management Accountant) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si rezultat i nënshkrimit të partneritetit me organizatën amerikane me renome ndërkomëbtare – IMA, parashihet që IKAF të jetë përfaqësues ekskluziv për ofrimin certifikimit CMA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veritu, Mal të Zi dhe Serbi.

Në bazë të këtij projekti, i cili tash pritet të marr formë, parashihen organizimi i ligjëratave për CMA fillimisht në Prishtinë e më pas, sipas kërkesës, edhe në qendrat tjera rajonale, të cilat ofrohen nga ligjërues ndërkombëtarë.

Më 1 mars të këtij viti, në ambientët e IKAF-it në Prishtinë, do të startojë ligjërimi i modulit “Menaxhimi Strategjik Financiar” që do të mundësohet nga ligjëruesja holandeze e dëshmuar globalisht, Brigitte De Graaf, nga “Universiteti Vrije” i Amsterdamit.

Të gjithë të interesuarit, duhet të nxitojnë për regjistrim, pasi numri pritet të jetë i limituar.

Detajet rreth regjistrimit në CMA mund t’i gjeni në ueb faqen tonë apo në linkun pasues https://www.ikaf.org/cma-certification

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *