INSTITUTIT KAF I AKREDITOHET PROGRAMI I 17 ME RADHË

Prishtin, 25 Tetor 2021

Sot më datë 25/10/2021 listës së certifikimeve të Institutit KAF, ju shtua edhe programi për Certifikim në IPSAS, me ҫ’rast e vendosin Institutin KAF edhe më fuqishëm, dhe vazhdon të jetë e para Shoqatë Profesionale në vend dhe rajon e cila ofron numrin më të madh të programeve të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Certifikimi IPSAS

Ekspertiza e IKAF në ofrimin e programeve studiuese mbi kontabilitetin dhe auditimin nënkupton që ka dhe përvojë për të ndihmuar në zhvillimin dhe interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik. Prandaj, IKAF është e gatshme të ofroj kualifikime dhe trajnime përkatëse për të përmbushur nevojat e anëtarëve të vet, institucioneve publike, ndërmarrjeve shtetërore ndërsa ato lëvizin drejt zbatimit të IPSAS.

Në rrugën drejt kontabilitetit akrual, qeveritë kanë një zgjedhje të lirë të vendosin për përdorimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSAS). Shumë studime dhe hulumtime globale flasin në favor të miratimit të IPSAS ose ndikimit të tyre në hartimin e rregullave të kontabilitetit kombëtar. Trajnimi do të prezantojë sesi IPSAS është i lidhur me kontabilitetin akrual dhe si kontribuon në një transparencë, përgjegjshmëri dhe efikasitet më të mirë të një qeverie.

Trajnimi do të kombinojë teorinë me praktikën, ndërkombëtare me atë rajonal dhe lokal, duke u dhënë pjesëmarrësve një pasqyrë në praktikën ndërkombëtare, rekomandime nga tregimet e suksesit rajonal dhe një përmbledhje e sfidave dhe mundësive në mjedisin lokal.

Lista e Programeve të Certifikuara/Akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, të cilat i ofron Instituti KAF janë: 

  •  Nëpunës Kontabiliteti;
  •  Teknik i Kontabilitetit;
  •  Kontabilist i Certifikuar;
  •  Auditor i Certifikuar;
  •  Auditor i Brendshëm në Sektorin Privat dhe Publik;
  •  Vlerësues i Bizneseve i Certifikuar;
  •  Vlerësues i Bizneseve i Licencuar;
  •  Ekspert i Licencuar i Forenzikës Financiare;
  •  Këshilltar Tatimor; 
  •  Këshilltar Tatimor i Licencuar;
  •  Kontrollor i Certifikuar;
  •  Kontrollor i Licencuar;
  •  Auditor i IT i Certifikuar;
  •  Menaxher i Riskut i Certifikuar;
  •  CFO i Certifikuar;
  •  Zyrtar i Certifikuar ne Menaxhimin e Financave Publike, dhe
  •  Certifikim në IPSAS.

https://akkks.rks-gov.net/lajme/654/kshilli-drejtues-i-autoritetit-kombtar-t-kualifikimeve-kd-i-akk-me-dat-20-gusht-2021-mbajti-mbledhjen-e-radhs-pr-kt-vit

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *