Çfarë në të vërtetë është Kontrollori Financiar? Roli dhe përfitimet kryesore

Në njëfarë forme, kontrolli financiar mund të jetë rol i vështirë për tu definuar apo diferencuar saktësisht nga rolet tjera udhëheqëse në fushën e financave. Ky rol përket në mes të kontabilitetit të pastër, strategjisë financiare dhe udhëheqjes.

Një kontrollor i mirë financiar duhet të jetë njëkohësisht edhe i vëmendshëm dhe shumë i orientuar ndaj detajeve edhe të ketë pamjen e madhe para vetës gjatë punës së tij. Ata janë të obliguar të ofrojnë saktësi apo siguri, njëkohësisht duke ngritur efikasitetin në punë – dy qëllime të rëndësishme por që shpesh herë pengojnë njëra tjetrën.

Në shumë përshkrime moderne të pozitave të punës, ky rol po evoluon nga dita në ditë. Kompanitë presin më shumë vizion strategjik sesa më parë, dhe shumë kontrollor financiarë i kërkojnë në mënyrë aktive këto sfida. 

Duke mos i harruar të gjitha këto, le ti eksplorojmë më në detaje të gjitha, duke filluar nga përcaktimi i qartë i fushëveprimit e deri tek roli, përgjegjësitë dhe qëllimet kryesore të kontrollorëve financiarë.

Çfarë është Kontrollori Financiar?

Me një fjalë, kontrollori financiar është kontabilisti kryesor i kompanisë. Ai zakonisht  mbikëqyr të gjitha aktivitetet e kontabiliteti për të siguruar që librat kontabël reflektojnë në mënyrë sa më të saktë paranë qe hyn dhe del nga kompania.

Shënim: Në nivel global ky rol nganjëherë njihet edhe si “comptroller”.

Nga The Strategic CFO: “Kontrollori është përgjegjës për kontabilitet dhe për mbajtjen e të dhënave të organizatës. Përgjegjësitë shtesë mund të përfshijnë si menaxhimi i teknologjisë të informacionit, sigurimet, raportimi i tatimeve, auditimi i kontabilistëve të jashtëm dhe burimet njerëzore. Në esencë, kontrollorët janë përgjegjës për pajtueshmërinë financiare dhe rregullative të kompanisë. Mendoni kontrollorët si të ishin “historianët” e kompanisë”

Përgjegjësitë e tyre zakonisht përfshijnë:

  • Mbikëqyrja e përgjithshme e kontabilitetit
  • Krijimi i politikave të brendshme dhe kontrolleve shpenzuese
  • Koordinimi i ekspertëve apo këshilltarëve të jashtëm tatimor
  • Hapja e kontove bankare
  • Sigurimi që janë pranuar të gjitha pagesat nga klientët dhe debitorët tjerë

Në disa raste, ky rol gjithashtu përfshin një sasi të konsiderueshme menaxhim të projekteve në vete. Në ekipe më të vogla të stafit financiar, kontrollori gjithashtu mund të jetë Udhëheqës Financiar ose Zyrtar Kryesor Financiar – ZKF. Atyre ju kërkohet ti menaxhojnë si aspektet e rolit të kontrollorit ashtu edhe krijimin e raporteve financiare, buxhetimin dhe planifikimin e shpenzimeve të kompanisë. Kjo do të thotë që kur kompanitë kërkojnë kontrollor financiar, përshkrimi i kërkesave të punës mund te dalloj shumë.

Përshkrimi i punës së kontrollorëve financiar

Kontrollori Financiar është zyrtar i lartë në ekipin apo departamentin e financave. Për këtë arsye, është gjë e zakonshme që thirrjet për punësimin e tyre të kërkojnë eksperiencë të mirë në fushën e kontabilitetit dhe tatimeve, plus aftësi për ti udhëzuar të tjerët, dhe tu kërkohet të mbajnë përgjegjësi për libra të kompanisë.

Kjo kërkon shumë më shumë se thjesht dhunti për numra. Kontrollorët duhen të jenë të organizuar dhe menaxhues të mirë të vetes së tyre, me aftësi për të bindur të gjithë kompaninë të respektoj politikat dhe procedurat.

Sipas konkludimeve të Randstad, “Si urë kryesore që lidh financat me të gjithë menaxhmentin e lartë, duhet të jenë komunikues të mirë dhe të kuptojnë mirë biznesin në tërësi, dhe jo vetëm të hyrat dhe dalat e departamentit të tyre. Kjo do të thotë që kontrollori financiar duhet të ketë aftësi të mira udhëheqëse, dhunti ndërpersonale dhe të jetë shumë karizmatik”.

Kontrollori vs Kontabilisti

Siç është cekur edhe më lartë, kontrollori është direkt i përfshirë në proceset e kontabilitetit në kompani dhe në shumë raste do të ketë punë me kontabilitet edhe në baza ditore. Por, në ekipe apo departamente më të mëdha financiare, ekziston një dallim i qartë në mes të këtyre dy roleve. 

Kontabiliteti

Kontabiliteti është akti i regjistrimit dhe mbajtja e të dhënave të transaksioneve të kompanisë. Kjo përfshinë hyrje daljet e parasë nga biznesi. Kështu, kontabilistët kryesisht merren me regjistrimin e shifrave në formë sa më të saktë dhe lehtë që të jetë e mundur. 

Natyrisht që këtu u tha në mënyrë shumë të thjeshtëzuar, por me pak fjale ky është koncepti kryesor.

Kontrolli

Siç është shpjeguar edhe lartë, kontrolli është më shumë i koncentruar për të siguruar që të dhënat e regjistruara janë të sakta, në kohë, dhe brenda rregullave të caktuara nga kompania. Kur gjinden mospërputhje në libra, kontrollori duhet ti potencoj ato, të hulumtoj se çfarë ka bërë që ato të ndodhin, dhe ti angazhoj palët e përfshira në atë proces. 

Ata gjithashtu janë përgjegjës për politikat dhe procedurat që sigurojnë që transaksionet e duhura ndërmerren nga punonjës të duhur. Shembulli më i zakonshëm ka të bëjë me shpenzimet – kontrollori financiar specifikisht ka për detyrë krijimin e politikës së shpenzimeve dhe mbajtjen e anëtarëve të ekipit përgjegjës ndaj sajë.

Si kontabilistët ashtu edhe kontrollorët financiarë janë të përfshirë në procesin e mbylljes financiare – duke balancuar librat në fund të çdo periudhe fiskale për të filluar periudhën tjetër.

Kontrollori vs ZKF-ja (apo CFO-ja)

Kjo është një tjetër dinamikë interesante. Në ekipe më të vogla financiare kontrollori dhe ZKF-ja madje mund të jetë edhe personi i njëjt.

ZKF-ja bartë pozitën e udhëheqjes financiare, por gjithashtu është edhe anëtar i ekipit në udhëheqje ekzekutive. Në njërën anë, ai duhet të siguroj që departamenti i financave funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që e gjithë puna përfundon në mënyrë të duhur deri në detaje. Ndërsa në anën tjetër, duhet të merr vendime strategjike në mënyrë që të ndihmojnë kompaninë të arrij potencialin e sajë. Kjo mund të përfshijë punë të përditshme me drejtorin ekzekutiv dhe prezantime të rregullta të raporteve tek bordi.

Për këtë arsye ZKA-ja nuk duhet patjetër të jetë ekspert në kontabilitet. Ai mund të vijnë edhe nga fusha e konsulencës apo sipërmarrjes dhe mund të jetë më i mirë në efiqiencë apo edhe planifikim financiar.

Por, për dallim, kontrollori financiar duhet të jetë ekspert në libra kontabël. Nëse nuk ka aftësi që me lehtësi ti evidentojnë gabimet në libra, ai nuk mund të jetë efektiv për pozitën e tij. Dhe si pasojë e kësaj, ai do të duhet ta angazhoj ndonjë teknik të kontabilitetit ta kryej shumicën e punës që i takon.

Thënia në vazhdim nga një raport i EY përmbledh mirë dallimin në mes të këtyre dy roleve:

“Dallimi në mes të ZKA-së dhe Kontrollorit Financiar (KF-së) është se kontrollori financiar është më shumë si zyrtar i operimit financiar. Ai siguron që çdo gjë shkon mirë dhe brenda politikave apo rregulloreve, dhe nuk mund të ketë ndonjë befasi pasi që auditimet janë në rregull. Ndërsa ZKA-ja ka parasysh dhe mbështetet në numrat e ofruara nga kontabilistët, por që ka më shumë fokus të jashtëm se si ta pozicionoj kompaninë përpara investitorëve.” 

Efektiviteti i kontrollit

Nuk është e mjaftueshme që thjesht ta dini punën që bënë kontrollori financiar. Ka mënyra të qarta se si të jeni më efektiv dhe efikas në këtë rol, dhe se si të kalohet nga procesuesi i thjeshtë i të dhënave në një partner i besueshëm i biznesit ku punon.

Për kontabilist dhe kontrollor, ky mund të jetë një hap i madh. Proceset qe zakonisht kanë kërkuar disa dit për tu përfunduar, mund të shndërrohen në procese që përfundojnë brenda pak minutash!

Pse Instituti KAF?

Instituti KAF është e vetmja organizatë në Kosovë që është antëtare me drejta të plota në Grupin Ndërkombëtar të Kontrollorëve – International Group of Controlling (IGC). Për këtë arsye, kualifikimet Kontrollor i Certifikuar dhe ai Kontrollor i Licencuar që arrihen në Intitutin KAF kanë njohje ndërkombëtare. Përveç kësaj, në partneritet me Controller Akademie – CA me bazë ne Gjermani, duke u certifikuar në Institutin KAF, përfitoni certifikim dual edhe nga kjo organizatë me renome e cila është më e njohura në të gjitha shtetet gjermano folëse sa i përket kualifikimit të kontrollorëve financiar. Për më shumë informata rreth detajeve dhe mundësisë suaj për arritjen e këtij qëllimi jetësor, kontaktoni Institutin KAF.

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Kontrollor i CertifikuarKon-C Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 9 Vizitorë kanë aplikuar

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Kontrollor i LicencuarKon-L Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online Fillo i pari aplikimin

01MarsGjithë ditën31KorrikCERITIFKIM - CFO i CertifikuarCFO-C Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *