Konkurs pune në AZTECH – Financier/e

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.

AZTECH shpall konkurs – vende të lira pune për pozitën:
Financier/e (1 pozitë – Prishtinë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore
• Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve
• Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore
• Përgatitja e lëvizjeve Interne nga Depo dhe Pikat e Shitjes
• Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve
• Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore
• Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve
• Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare
• Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera)
• Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve
• Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës
• Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera
• Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit

Kualifikimi:
• Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet
• I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në IKAF dhe nivele tjera përparësi
• Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
• Përvojë paraprake në fushën e financave;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
• Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
• Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice,
Bilanci/Kubit (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi;
• Të ketë integritet të lartë moral e profesional

Ne ofrojmë:
• Orar fleksibil të punës,
• Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
• Mundësi reale të zhvillimit profesional,
• Njohje të teknologjive sipas trendeve të reja të zhvillimit, dhe
• Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta aplikojne nga formulari më poshtë:

  • Accepted file types: pdf, doc, docx, jpeg, png, Max. file size: 8 MB.

Afati për aplikim deri me datë: 07.11.2021

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *