Importet e miellit dhe grurit lirohen përkohësisht nga Taksa Doganore dhe TVSh-ja

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të lirojë nga taksa doganore dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) të gjitha importet e miellit dhe grurit.

Ky vendim i ndërmarr nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT), është ndërmarr më 23 të këtij muaji, është pjesë e vendimit për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve të infektuar në Kosovë nga virusi COVID-19.

Sipas një njoftimi të MFT-së, thuhet se me këtë vendim të gjitha subjektet biznesore që shërbyese apo prodhuese, lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSh për importin e grurit apo miellit si lëndë të parë për prodhim të bukës apo produkteve tjera të ngjashme.

Vendimi i plotë i MFT-së.  

Klikoni këtu për të shkarkuar vendimin e plotë të MFT-së

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *