IMA ka zgjatur afatin për test në CMA si pasojë e Korona-virusit

IMA (Institute of Management Accountant) ka vendosur që të zgjasin edhe për një muaj periudhën e testimit për CMA (Certified Management Accountant) për ta bërë atë 3 muaj të plotë, pra nga 1 maji deri më 31 korrik të këtij viti.

Këtë vendim IMA e ka ndërmarr duke u kujdesur që studentët të qëndrojnë me shëndet të plotë dhe të sigurtë në kohën e shpërthimit të pandemisë së virusit COVID-19, i njohur si Korona-virusi.

Sipas njoftimit të IMA, regjistrimi për afatin e radhës do të jetë i hapur deri më 12 korrik të vitit 2020. Gjithashtu IMA ka vendosur që studentët që tashmë janë regjistruar për testim dhe që dëshirojnë ta shtyejnë atë, të u mundësojë shtyrje pa pagesë shtesë.

IKAF si partner i IMA-s për Ballkan, në këtë muaj (mars) ka nisur ligjëratat për certifikimin CMA, për herë të parë në Kosovë dhe rajon. Ndërsa, në muajin prill 2020 do të publikojë konkursin e radhës për regjistrimin e studentëve në trajnimin/ certifikimin për CMA.

CMA është ndër 3 certifikimet më të ranguara në botë sa i përket kontabilitetit, financave dhe menaxhmentit. 

IKAF dhe IMA ju urojnë shëndet dhe suksese në testet e radhës

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *