Shtyhet afati për lirime në import për kompanitë prodhuese

Shtyhet edhe për një vit afati për lirime në import për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim të tillë.

Ky njoftim u dha nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), thuhet se vendimi për shtyrje vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.12.2020, është në harmoni me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin Korona apo COVID-19. 

Sipas këtij vendimi, Kërkohet nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që deri me 30.06.2020 të raportojnë stoqet e tyre te komisioni për lirime në formatin zyrtar përmes adresës elektronike.

Klikoni këtu për të shkarkuar njoftimin në tërësi

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *