IMA-ACCA: Rënia ekonomike nuk krahasohet me atë të recensionit 2008-2009

Pandemia e Korona-virusit ka bërë që besimi ekonomik global, në mesin e kontabilistëve, të bjerë në nivelet e tij më të ulëta në të gjitha rajonet e botës gjatë tremujorit të parë të vitit, thuhet në një hulumtim/studim të përbashkët mes ACCA-s dhe IMA-s.

Në këtë hulumtim, këto dy organizata kanë hulumtuar përmes pyetësorëve të bërë në mesin kontabilistëve nga e gjithë bota, në periudhën e kohës nga 28 shkurt deri më 12 mars 2020, edhe pse që nga ajo kohë, gjendja është përkeqësuar edhe më nga pandemia, në shumë rajone të botës. 

Megjithatë, dy rajonet më të zhvilluara ekonomikisht në botë, Evropa dhe SHBA-të, janë pjesët me më së shumti të infektuar. Këtë e tregon edhe fakti se në SHBA vetëm gjatë javës së tretë të marsit, janë humbur rreth 3.3 milionë vende pune. 

Vlera e kapitalit në nivel global kanë rënë në rreth 30 për qind, që nga fillimi i 2020-es dhe obligacionet janë rritur ndjeshëm, duke bërë që të rritet kosto e kapitalit tek korporatat. Në të njëjtën kohë, çmimi i mallrave ka rënë ndjeshëm, veçanërisht ai i naftës, më shumë se 50 % vetëm gjatë këtij viti. Eksportuesit të naftës, pritet që këtë vit të ballafaqohen me një sfidë të madhe ekonomike në vendet e tyre. 

“Në gjendje normale, gjendja e ekonomike mund të ndryshojë vetëm pak për disa javë. Por kjo nuk është një gjendje normal”, ka thënë zëvendëspresidenti për hulumtime i IMA-s, Raef Laëson në deklarimin e tij gjatë prezantimit të hulumtimit. Sipas tij, ekonomia globale është futur në një recesion të rëndë, pasi që ka rënë në masë të madhe besimi ekonomik.

Në shumë vende, shkalla e intervenimit të qeverive do të duket e ngjashme me atë të rasteve të luftës, me përfshirje të madhe shtetërore, kryesisht duke ngritur shitjen e letrave me vlerë. Kosto fiskale do të jetë e lartë, pasi që në shumë vende do te rritet borxhi dhe deficiti i sektorit publik në vlera dyshifrore si përqindje e GDP-së. Edhe tregtia botërore pritet që të bije shumë këtë vit. Ajo pritet të jetë rreth 20 për qind më e ulët. 

Ky raport parasheh se goditja afatshkurtër e GDP-së globale do të jetë më e madhe se sa gjatë recensionit të vitit 2008-2009, ku kishte pas rënie rreth 2.5 për qind. Për më shumë, në 2020-ën, recensioni është më shumë global dhe nuk do të kursejë asnjë rajon ekonomik. 

“Ekonomia globale është duke u futur në recension, pasi që aktivitetet e sektorit privat janë duke kollapsuar për shkak të mbylljes efektive në shumë vende”, ka thënë Ëarner Johnstion, kreu i ACCA-s në SHBA. “Nëse kjo gjendje vazhdon edhe për tre muaj ose më gjatë, atëherë do të jetë e mundur që autputi të bije në 10 për qind. Të dhënat e para sikurse deklarimet për humbje të vendeve të punës dhe hulumtime mujore në SHBA, Eurozonë dhe Mbretëri të Bashkuar, tregojnë për një ulje të rezultateve ekonomike. Ndërsa ekonomitë në zhvillim ballafaqohen me më shumë probleme”.

Në këtë raport thuhet se disa aktivitete ekonomike mund të rikuperohet, si blerjet në avans, që mund të jetë p.sh. televizionet. Por, një pjesë e madhe do të humbin shumë, ndoshta edhe do të detyrohet t’i mbyllin aktivitetet biznesore, siç janë hotelet, baret, restorantet, kinematë, pasi që vizitat e parapara nuk do të shtyhen, ato pritet të mos të ndodhin fare. 

Për më shumë lexoni raportin e plotë që IKAF e sjell për lexuesit. 

https://www.imanet.org/-/media/8abdb2c2c9d248ad85d467b6ece9f912.ashx?la=en

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *