Fito duke promovuar anëtaresinë elektronike në IKAF

IKAF ka filluar një fushatë promovuese për antarët e certifikuar, ku ju ftojmë të bahkangjiteni kësaj kampanje dhe në të njejtën kohë do bëheni kandidatë potencial për të fituar njërin nga 3 kuponat me vlerë monetare. Anëtarët që arrijnë të kenë më shumë vizitorë në profilet e tyre, do të shpërblehën me kuponë me të cilët do të mund të bëjnë pagesa në kuadër të IKAF-it.

Si mund të fitoni një kupon?
Aplikimi i disa prej metodave më të suksesshme për ndarjen e profilit tuaj, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt që ju të jeni një kandidat i mundshëm për një kupon:
– Ndarja në rrjetet sociale duke postuar profilin tuaj ose duke e dërguar atë tek miqtë tuaj në chat;
– Shpërndani në grupe viber, WhatsApp  dhe rrjetet të tjera celulare;
– Dërgoni tek lista e emailave;

IKAF, përmes një sistemi të përparuar dhe transparent, do të arrijë të shoh se cilat profile kanë gjeneruar më shumë vizitorë.

Vlerat e kuponit: 100€ (Vendi 1);  75€ (Vendi 2) dhe  50€ (Vendi 3)
Kohëzgjatje: 10/04/2020 – 10/05/2020
Validiteti i kuponit: 31/12/2020

Çka përmbanë një profil elektronik i anëtarësisë?

Të dhënat personale – çdo anëtar mund të ngarkojë të dhënat personale si:
     ->  Emri dhe Mbiemri
     ->  Fotografi (formati portret)
     ->  Llojet e certifikimeve (niveli dhe koha kur jeni certifikuar)

Resume profesionale – mundësi që profilin t’a ndërlidhni në CV dhe dokumente tjera relevante që shërbejnë për të dëshmuar arritjet profesionale.

Çdo ndryshim në profil bëhet duke u bazuar në udhëzues

Për çka shërben ky profil elektronik?

Dërgimi i mesazhave direkte – palët e interesit si, ndërmarrjet e ndryshime apo edhe të ngjashme, përmes profileve online, mund t’i gjejnë më lehtë të certifikuarit dhe të krijojnë komunikim direkt edhe përmes email-it privat. Ky komunikim direkt do të vihej në funksion të ndonjë bashkëpunimi dirket.

Shpërndarje të profilit – anëtarët kanë mundësi që profilin e tyre të anëtarësisë ta shpërndajnë në rrjete sociale dhe platforma tjera online, duke njoftuar palët e interest për nivelin e certifikimeve.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *