Auditimi elektronik – kohët e vështira kërkojnë masa të vështira

Biseda për qasjet e reja të auditimit, përdorimin e teknologjisë dhe teknikat e auditimit në distancë ka vazhduar për disa vjet. Sidoqoftë, në sondazhet e ndryshme të kompanive të kryera gjatë dy vjetëve të kaluara, pak firma raportojnë zbatimin e një kontrolli të largët.

Gjendja e krijuar nga COVID-19 dhe reduktimi i lëvizjeve, e kombinuar me nevojën për kryerjen e auditimit ligjor, ka rikthyer diskutimin dhe fokusin për nevojën e gjetjes së metodave alternative që do t’i zëvendësonin ato përmes prezencës fizike. 

Auditimi nga distanca mund të jetë një alternativë e mirë, veçanërisht sepse shumë kompani kanë reduktuar lëvizjet për shkak të funksioneve kritike të bizneseve dhe shumë vende i kanë mbyllur kufijtë e tyre. 

Një publikim i përgatitur mes IIA (Interanl Audit Associacion) dhe qendrës së auditimit “Environmental Health & Safety”, paraqet sfidat dhe mundësit që i ofron auditimi i brendshëm nga distanca, apo elektronik. Sipas këtij publikimi që, IKAF e sjell për lexuesit, thuhet se kjo metodë e auditimit përfshinë proceset si:

  • Planifikimi,
  • Rishikimi i dokumenteve, 
  • Punën në terren,
  • Intervistat dhe
  • Takime. 

Në këtë raport paraqiten edhe praktikat më të mira të përdorimit të këtij lloj auditimi nga tri organizata gjatë kësaj periudhe krize të shkaktuar nga pandemia COVID-19. 

IKAF e sjell për lexuesit publikimin e plotë elektronik të realizuar nga dy organizatat e lartpërmendura. 

Kliko këtu

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *