IKAF u dërgon studentëve librat me postë

KAF tashmë ka filluar që të shpërndajë librat përmes postës për studentët e të gjitha niveleve të certifikimve.

Dërgimi i kopjeve të librave, po bëhet në kuadër të veprimeve të marra nga IKAF, siç janë edhe ligjëratat “Online”, si rezultat i vendimit të organeve shtetërore për të shmangur lëvizjet e qytetarëve për të evituar shpërndarjen e virusit COVID-19.

Dërgimi i këtyre librave do të bëhet pasi që studentët do të kërkojnë një gjë të tillë përmes email-it dhe pasi të kenë plotësuar formularin “Online” me të dhënat personale dhe adresen e vendbanimit.

Pasi që studentët të kenë plotësuar këtë formular, ata do ta pranojnë librin përmes postës.

IKAF, në vazhdimësi është duke bërë përpjekje maksimale që, përkundër gjendjes së krijuar, studentët e të gjitha niveleve të vazhdojnë trajnimet.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *