IKAF ka kaluar 100% online me shërbime dhe trajnime online

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) njofton se, duke filluar nga sot (17/03/2020) të gjithë veprimtarinë, duke përfshirë edhe shërbimet për studentë, do t’i kryej përmes platformave “Online”.  

Ky vendim u mor nga Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it pas një diskutimi me anëtarët e Këshillit të Institutit, ku u fol për rrethanat e krijuara dhe për masat administrative të marra nga organet shtetërore në shërbim të parandalimit të infektimit me Korona Virusin.

Përmes këtij vendimi parashihet që IKAF të riorganizojë formën e mbajtjes së ligjëratave për studentë. Deri në një vendim tjetër, ligjëratat e planifikuara në të gjitha nivelet e certifikimeve si dhe ato të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) do të organizohen dhe mbahen përmes sistemit online për të gjitha aktivitetet arsimore të ofruara nga Instituti KAF. Kurse i gjithë personeli i Institutit do të vazhdojë të punojë nga distanca.

Gjithashtu të gjitha shërbimet operative të Institutit do të funksionojnë me kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e detyrave dhe ofrimit të përkrahjes teknike për organizimin e ligjeratave, si dhe së shpejti do organiyohen seminare online.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *