Ministria e Financave dhe Transfereve shtyn afatin për raportim në KKRF

Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) merr vendim që të shtyhet afati për raportim në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) deri më 30 qershor të këtij viti (2020).

Përmes këtij vendimi të marr sot më 18 mars 2020 nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, parashihet që 30 qershori të jetë data kurë, mund të bëhet dorëzimi i të gjitha deklaratave dhe raportimeve nga ana e subjekteve afariste.

Në mesin e tyre janë deklarata në KKRF për pasivitet të vitit paraprak afarist për shoqëritë tregtare të cila nuk kanë pasur aktivitet afarist në vitin paraprak; publikimi i pasqyrave financiare, raporti i menaxhmentit dhe raporti i auditimit të pasqyrave financiare, si ato të konsuliduara dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare (SNA).

Marrja e këtij vendimi, sipas MFT-së, vjen si rezultat i vendimit tjetër të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë për mbrojtje ndaj virusit COVID-19, i njohur ndryshe si Korona virus.

Vendimin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë tekst.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *