IKAF shpreh interesim për rritjen e bashkpunimit me ZKA

Prishtin, 15 Tetor 2021,

Drejtori Ekzekutiv z.Bujar Krasniqi së bashku me bashkpunëtor u prit në takim ditën e premte më datën 15.10.2021 nga Auditorja e Përgjithshme znj.Vlora Spanca dhe drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik, Raportim dhe Analiza, Ramadan Gashi.

z. Krasniqi fillimisht uroi znj.Spanca për pozitën e re, e ka informuar Auditoren e Përgjithshme për aktivitetin, të  arriturat dhe kontributin e IKAF-it në fushën e financave, kontabilitetit, auditimit, kontrollit dhe vlerësimeve; për sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat profesionale; si dhe për nevojën e përkrahjes nga institucionet publike, dhe ka shprehur interesimin për rritjen e bashkëpunimit profesional me Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke thënë se udhëheqja e ZKA-së nga znj. Spanca do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të llogaridhënies në administratën publike për një përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se trajnimi dhe zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore mbetet një ndër prioritetet kryesore të ZKA-së, pasi që me zhvillimin e këtyre kapaciteteve kontribuohet në cilësi më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe qasje më të organizuar ndaj punës. Në këtë kontekst znj. Spanca e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të ZKA-së dhe shoqatave profesionale, në këtë rast me IKAF-in, me theks të veçantë në fushën e auditimeve të Teknologjisë se Informacionit.

Me që dita e takimit korspondoi me datën e fillimit të trajnimit Auditor i IT-së dhe ligjëratat filluan me modulin AITC Auditimi i Sistemeve të Informacionit, Drejtori Ekzekutiv z.Krasniqi i dhuroi Librin znj.Spanca në shenjë respekti.

A picture containing text, indoor, person, table

Description automatically generated

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *