
Instituti KAF sjell për herë të parë IKAF Podcast, një format i ri që synon të sjellë biseda profesionale me figura kyçe të sektorit të financave, auditimit dhe ekonomisë.
Episodi i parë i IKAF Podcast do të publikohet këtë të premte, 30 janar, Ora 20:00 në të gjitha rrjetet sociale të IKAF.
Mysafir në episodin inaugurues është Lulzim Ismajli, një nga emrat më të njohur në fushën e financave publike në Kosovë:
Në këtë episod diskutohet gjerësisht për financat publike, rolin e tyre në stabilitetin ekonomik, sfidat e menaxhimit të fondeve publike dhe rëndësinë e institucioneve financiare në vendimmarrjen ekonomike.
Përmes përvojës së tij shumëvjeçare, z. Ismajli ndan perspektiva reale nga pozitat më të larta të sistemit financiar në Kosovë, si dhe këshilla praktike për profesionistët dhe të rinjtë që synojnë karrierë në financa.
IKAF Podcast është një iniciativë e re e Institutit KAF, që synon të krijojë një hapësirë dialogu mes profesionistëve, ekspertëve dhe publikut, duke trajtuar tema aktuale nga:
Episodi i parë shënon fillimin e një serie intervistash që do të sjellin njohuri praktike, përvoja reale dhe perspektiva nga brenda industrisë.
Ndiqni IKAF në rrjetet sociale për të mos humbur publikimin e episodit të parë këtë të premte në ora 20:00.