
Instituti KAF (IKAF) ka lansuar zyrtarisht formatin e ri mediatik IKAF Podcast, një platformë që synon të sjellë biseda të thelluara me profesionistë dhe figura kyçe nga fusha e financave, ekonomisë, menaxhimit dhe sektorit publik.
Episodi i parë i IKAF Podcast vjen me mysafir Lulzim Ismajli, ish-Drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave, ish-Zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe aktualisht ligjërues në IKAF.
Gjatë bisedës, Ismajli ndan përvojën e tij profesionale në ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, sfidat e menaxhimit publik, rolin e Bankës Qendrore në stabilitetin financiar, si dhe këndvështrime konkrete mbi funksionimin e sistemit monetar në situata të ndryshme ekonomike.
Podcast-i trajton tema si:
IKAF Podcast do të transmetohet rregullisht në rrjetet sociale të Institutit KAF dhe synon të shërbejë si burim informimi, edukimi dhe diskutimi për profesionistët, studentët dhe publikun e gjerë të interesuar për çështje ekonomike dhe financiare.
Me këtë format të ri, IKAF vazhdon misionin e tij për të kontribuar në rritjen e kulturës financiare dhe zhvillimin profesional në Kosovë.