
Instituti KAF po sjell një risi të re në komunikimin profesional: IKAF Podcast, një platformë e dedikuar për diskutime cilësore, përvoja reale dhe analiza profesionale në fushat e financave, auditimit dhe kontabilitetit.
Ky podcast vjen si një hap i radhës në misionin e IKAF për të edukuar, informuar dhe fuqizuar komunitetin profesional në Kosovë, duke ofruar përmbajtje me vlerë praktike dhe perspektiva nga ekspertët më të mirë të fushës.
IKAF Podcast është një seri emisionesh ku do të trajtohen tema aktuale dhe sfida reale të profesionit, përmes bisedave të hapura me mysafirë të ftuar – ekspertë të financave, auditorë, kontabilistë dhe profesionistë me përvojë të dëshmuar.
Podcast-i do të shërbejë si një hapësirë për ndarjen e njohurive, përvojave profesionale dhe këshillave praktike që ndihmojnë zhvillimin e karrierës dhe rritjen e standardeve profesionale.
IKAF Podcast do të moderohet nga Mejreme Krasniqi Sadiku, e cila do të udhëheqë bisedat me profesionalizëm, qartësi dhe fokus në temat që kanë rëndësi reale për komunitetin financiar.
Në IKAF Podcast do të gjeni:
IKAF Podcast do të publikohet së shpejti në platformat digjitale dhe rrjetet sociale të Institutit KAF. Ju ftojmë të na ndiqni dhe të bëheni pjesë e këtij formati të ri që synon të jetë zëri i profesionistëve të financave.
Qëndroni të informuar – IKAF Podcast po vjen së shpejti.