
Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) po organizon seminarin “Roli i Menaxhmentit në zbatimin e rekomandimeve të Auditorit”, i cili po mbahet këto ditë në Durrës.
Në këtë seminarë do të ligjërohet dhe debatohet lidhur me rolin e menaxhmentit të ndërmarrjeve private dhe publike si dhe të institucioneve në zbatimin e rekomandimeve që dalin nga auditimi.
Në kuadër të këtij seminari, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më shumë lidhur me temat që mund të jenë në kuadër të rekomandimeve si:
– Rëndësia e rekomandimeve të auditorit;
– Vlerësimi që u bëhet atyre nga menaxhmenti dhe zyrtarët përgjegjës;
– Trajtimi i tyre, në rast se janë të matshme matshme, nëse janë të realizueshme ose nëse kostoja për
zbatim nuk tejkalon rezultatet që priten të përfitohen;
– Qasja rreth përgatitjes së planit të veprimit; çka duhet të përmbajë një plan veprimi për zbatim të
rekomandimeve;
– Veprimet që duhet të ndërmarr për të zbatuar rekomandimet;
– Përgjegjesitë e menaxhmentit, zyrtarëve të personelit, atyre të prokurimit, zyrtarëve financiarë, auditorit të brendshëm dhe zyrtarëve të tjerë në zbatimin efikas dhe efektiv të rekomandimeve.
Gjithashtu, pjesëmarrësit do të mësojnë të eksplorojnë trendet aktuale dhe zhvilluese të organizatës ku punojnë dhe çështjet e ndryshme nëpër sektorët publik dhe privat. Ata poashtu, do të mësojnë të kenë një rol shumë të rëndësishëm në mjedisin e sotëm të organizatës, përtej vlerës së parave, pajtueshmërisë dhe kontrolleve tradicionale, duke mundësuar që menaxhmenti të arrijë ekselencë operative.
Ky seminar është pjesë e programit të IKAF për Edukim të Vazhdueshëm Profesinal (EVP)