IKAF organizoi seminari “Menaxhimi i Financave Publike, Planifikimi Buxhetor dhe Ekzekutimi”

Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) organizoi seminarin e radhës “Menaxhimi i Financave Publike, Planifikimi Buxhetor dhe Ekzekutimi”.

Në këtë seminar, i cili u organizua këtë fundjavë në Durrës, u trajtuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me Financat Publike.

Pjesëmarrësit në këtë seminar, ndër të tjera, patën mundësi që të mësojnë më shumë dhe të debatojnë për këto tema me profesorin – Nysret Koca.

Ndër temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ishin:

  • Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
  • Cikli buxhetor dhe komponentët e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
  • Përgjegjësitë e Zyrtarit Kryesor Financiar në Planifikimin Buxhetor, Ekzekutim dhe Raportim;
  • Kuptimi dhe menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare;
  • Sistemi për menaxhimin e financave të Kosovës si vegël për menaxhimin e buxhetit;
  • Plani kontabël/diagrami i llogarive;
  • Menaxhimi i paradhënieve (avanset), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatëse dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi, si dhe
  • Raportimi Financiar sipas kërkesave të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Rregullës për Raportim të Organizatave Buxhetore;

Ndërsa, përfitimet dhe detyrimet nga pjesëmarrja në seminar janë:

– Materjali i seminarit, vijimi i seminarit dhe certifikata e pjesëmarrjes;

– Anëtarësia vjetore pa pagesë (Tetor 2019 – Shtator 2020);

– Transporti nga Prishtina deri në hotel, dhe anasjelltas;

– Akomodimi ne hotel, mëngjesi dhe darka;

– Aktivitetet tjera relevante sipas programit të qëndrimit.

Ky seminar, u organizua në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi me së paku prej 30-40 orë brenda vitit), me ç’rast pjesëmarrësit do të përfitojnë orë të verifikueshme (EVP/CPD).

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *