
Në Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) kanë filluar edhe ligjëratat në nivelet Auditor i Certifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik.
IKAF ka filluar ligjëratat me pothuajse të gjitha grupet, ndërsa kanë mbetur edhe grupet në nivelin e dytë, Kontabilist i Certifikuar.
Më 8 tetor kanë nisur ligjëratat grupet e nivelit Auditor i Certifikuar me modulin e parë P1 – Kontabilisti Profesional (Qeverisja, Risku dhe Etika). Ndërsa më 11 të këtij muaji kanë filluar edhe grupet në nivelin Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik me modulin P3 – Praktika në Auditimin e Brendshëm.
Gjatë këtij muaji, përkatësisht më 29 tetor, fillojnë ligjëratat edhe në nivelin Kontabilist i Certifikuar, me të cilin do të përfundojë edhe kompletimi i grupeve në të gjitha nivelet për afatin e tetorit.