
Instituti KAF ka përmbyllur me sukses seminarin katërditor “Inteligjenca Artificiale dhe Veglat e Avancuara në Funksion të Rritjes së Efikasitetit në Auditim, Financa, Menaxhim dhe Përpunim të të Dhënave”, i cili u mbajt nga 15–18 shtator 2025 në The New Hotel Mediteran – VILLA Edition, Ulqin.
Seminarin e ndoqën auditorë, kontabilistë, financierë, menaxherë risku, zyrtarë prokurimi, analistë të të dhënave dhe drejtues institucionalë, duke e shndërruar atë në një ngjarje të pasur me diskutime profesionale dhe shkëmbim përvojash. Ky seminar u ligjërua nga profesiori Vehbi Neziri.
Gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të:
Pjesëmarrësit u pajisën me 12 EVP dhe fituan njohuri konkrete mbi:
Përveç përmbajtjes së thelluar profesionale, seminarit iu shtua edhe dimensioni social: pjesëmarrësit patën mundësi të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi, të shkëmbejnë përvoja dhe të shijojnë ambientin mikpritës të qytetit të Ulqinit.
Instituti KAF do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme, duke sjellë tema bashkëkohore dhe praktika më të mira ndërkombëtare për profesionistët në auditim, kontabilitet, financa dhe menaxhim.
Ndiqni njoftimet tona për seminaret dhe trajnimet e radhës!






