IKAF Books+: Platforma e kontabilitetit në Cloud, Falas për anëtarët dhe studentët e universiteteve partnere

Instituti KAF, në bashkëpunim me Plannet Accounting Online, ka sjellë për herë të parë në Kosovë dhe rajon një platformë moderne të kontabilitetit dhe tatimeve – IKAF Books+.
Kjo platformë është FALAS për të gjithë anëtarët e IKAF dhe ofron qasje të plotë për studentët e kolegjeve dhe universiteteve partnere.

Çfarë është IKAF Books+?

IKAF Books+ është një softuer kontabël 100% në cloud, i krijuar për të ndihmuar bizneset dhe profesionistët të menaxhojnë financat më lehtë dhe më shpejt.

Për NVM-të në Kosovë dhe rajon
Përdorim i thjeshtë dhe i përballueshëm
Zgjidhje moderne ERP & kontabiliteti në internet

Me këtë platformë, ju mund të punoni më zgjuar, duke kaluar më pak kohë në detyrat administrative dhe duke pasur qasje në biznesin tuaj kudo dhe në çdo kohë.

Përfitimet për anëtarët e IKAF

Të gjithë anëtarët e regjistruar në IKAF përfitojnë:

  • Qasje falas në platformën IKAF Books+
  • Përdorim të pakufizuar për menaxhimin e kontabilitetit dhe tatimeve
  • Mbështetje për rritjen e praktikës profesionale
  • Mundësinë për të ofruar sisteme cloud për klientët tuaj

Për të filluar, mjafton të regjistroheni me emailin tuaj @ikaf.org këtu:
Qasje direkte në platformë

Përfitimet për studentët e universiteteve partnerë

Të gjithë studentët e kolegjeve dhe universiteteve që kanë marrëveshje bashkëpunimi me IKAF përfitojnë qasjen FALAS në platformën IKAF Books+.

Kjo u mundëson studentëve:

  • Përdorim të softuerit në ligjërata dhe ushtrime praktike
  • Qasje në libra dhe materiale mësimore online
  • Njohuri reale mbi menaxhimin e kontabilitetit dhe tatimeve

Librat dhe materialet gjenden këtu:
www.ikaf.org/ikaf-books.html

Ndërsa kyçjen me e-mailin tuaj personal mund ta bëni KËTU.


Si mund të qasesh?

Me email @ikaf.org → Qasje e plotë, pa ndërprerje.
Me email të zakonshëm → Mund të përdoret këtu: planetaccounting.org/web/login, por me kufizime dhe njoftime për verifikim.


Mos e humb këtë mundësi!

Nëse je anëtar i IKAF-it ose student i universiteteve partnere, tash ke mundësinë të përdorësh falas një platformë moderne të kontabilitetit dhe tatimeve, të ndërtuar për suksesin tënd profesional.

? IKAF Books+: www.books.ikaf.org

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *