IKAF organizon dy seminaret e radhës për EVP

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) organizon dy seminaret e radhës, të parët për këtë vit, pjesë e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD).

Seminari i parë për këtë vit do të jetë më 1 shkurt me temen “Trajtimi tatimor i Kontratave Afatgjate Ndërtimore dhe Aplikimi i Ngarkesës së kundërt të TVSH-së në Ndërtimtari”.

Përmes këtij seminari do të ofrohen sqarime të detajuara dhe me shembuj praktikë se si do të trajtohen të hyrat dhe shpenzimet nga “Punëkryesit”, “Investitorët” dhe “Investitorët-Punëkryes”. Gjithashtu, përmes këtij seminari do të ofrohen sqarime të detajuara dhe shembuj praktikë se si do të aplikohet Ngarkesa e kundërt për TVSH për Shërbimet në lëminë e ndërtimit, referuar Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019 të nxjerr nga ATK, i cili është në fuqi nga data 01.01.2020.

Seminari i dytë me temen “Raportimi i Pasqyrave Financiare bazuar në Standardet Ndërkombëtare”, që mbahet më 8 shkurt, do të trajtojë standardet e fundit ndërkombëtare lidhur me raportimin financiar.

Ndër pika që pritet të trajtohen në këtë temë janë:

  • SNK 1 – Paraqitja e Pasqyrave Financiare;
  • SNK 10 – Ngjarje pas datës së Pasqyrës së Pozicionit Financiar;
  • SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat;
  • SNK 16 – Aktivet Afatgjata Materiale ”Rivlersimi i Pasurisë”;
  • SNK 37 – Provizionet, Detyrimet e Kushtëzuara dhe Aktivet e Kushtëzuara;
  • Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar për Njësitë e Vogla dhe të Mesme (SNRF për NjVM);
  • Ligji Nr. 06/L-032 – Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
  • Udhëzim Administrativ MR – Nr. 07/2019 Për Strukturë, Përmbajtjen dhe Dorëzimin e Raportimeve Financiare Vjetore;
  • Certifikimi i Raporteve Financiare- Rast Studimor.

Detaje  lidhur me këto dy seminare mund janë të paraqitur në ueb-faqen e institutit.

https://bit.ly/3aUwLIM

https://bit.ly/2REkzEl

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *