Edukimi i Vazhdueshëm Profesional, zgjidhje e së ardhmes

Përderisa teknologjia digjitale ka filluar të transformojë arsimin duke mundësuar rrugë të reja të edukimit që përshtaten me nevojat e çdo individi, mënyra se si institucionet arsimore nxjerrin dhe menaxhojnë kredencialet akademike nuk ka ndryshuar edhe shumë.

Ndërkohë, kërkesat e profesionistëve të lëmive të ndryshme për t’i përditësuar njohuritë profesionale në hap me ndryshimet teknologjike është duke u shtuar. Këtë po e nxitë me të madhe transformimi i shpejtë i profesioneve që është duke ndodhur kohëve të fundit, si rezultat i përfshirjes së digjitalizimit.

Një formë e mirë për të mbajtur nivelin profesional të përditësuar me zhvillimet e fundit teknologjike është edhe Edukimi i Vazhdueshëm Profesional.

Cka është EVP?

Zhvillimi profesional është të mësuarit për të fituar ose mbajtur kredencialet profesionale siç janë gradat akademike për kurset formale, pjesëmarrjen në konferenca dhe mundësitë e të mësuarit informal të vendosur në praktikë. Ky zhvillim kryesisht bëhet përmes sistemit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) apo në anglisht “Continuing Professional Development/Education” (CPD/CPE).

Në mesin e shumë fushave të jetës që EVP është i domosdoshëm, hyn edhe fusha e Kontabiliteti dhe Auditimit. Mirëpo edhe EVP, si çdo edukim tjetër, duhet të funksionojë duke u bazuar në disa kritere.

Për të rregulluar funksionimin e EVP, janë krijuar Standardet Ndërkombëtare mbi Praktikat e Auditmit dhe Kontabilitetit si dhe ato Kombëtare të cilat kërkojnë formalisht që individët e licencuar/certifikuar mbi ushtrimin e profesioneve të lartëpërmendura të zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e tyre vazhdimisht, përmes Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Kjo çështje është e rregulluar përmes politikave dhe rregulloreve të caktuara të praktikave të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

EVP në kontabilitet edhe Auditim dhe rregullimi i tyre në nivel ndërkombëtar dhe në vendor (Kosovë)

Kontabilistët dhe Auditorët profesionistë duhet të zhvillojnë dhe mbajnë kompetencën profesionale ndërsa parashikojnë dhe përshtaten me ndryshimet në proceset, teknologjinë, standardet profesionale, kërkesat rregullative, kërkesat e punëdhënësve dhe fusha të tjera. EVP/CPD gjithashtu zhvillon gjerësinë dhe thellësinë shtesë të kompetencës profesionale që mund të jetë e nevojshme kur të kalosh në profesione të reja. EVP përcaktohet konform standardeve mbi edukimin e vazhdueshëm professional IES-7 të lëshuara nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK), Udhzimet dhe Korniza Ndërkombëtare e Praktikave Profesionale (IPPF) të lëshuara nga Instituti për Auditim të Brendshëm (IIA) si dhe  Ligji i Kosovës për Kontrollë të Brendshëm, Udhëzimet e Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Përshtatja e EVP në fushën e kontabilitetit e auditimit me ndryshimet që vijnë nga teknologjia

Edhe në këtë fushë janë bërë disa ndryshime, duke pasur parasysh nidikimin e TI-së. Së fundmi, në fillim të këtij viti, Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit në Kontabilitet (BSNEK) kishte publikuar Standardin Ndërkombëtar të Edukimit (SNE) 7 të rishikuar për Edukim të Vazhdueshëm Profesional. Standardi sqaron parimet dhe kërkesat se si organizatat profesionale të kontabilitetit dhe auditimit matin, monitorojnë dhe zbatojnë sistemet e tyre të edukimit të vazhdueshëm profesional. Bazë e këtyre ndryshimeve është ndikimi i teknologjisë informative në krijimin e një mjedisi dinamik.

Rishikimi i SNE 7 është bërë për t’i kushtuar më shumë rëndësi nxënies së njohurive dhe zhvillimit të nevojshëm për rolin dhe përgjegjësitë e kontabilistëve dhe auditorëve profesionistë sesa fokusimit në një numër minimal të orëve.

Gjithashtu, ndikimi i teknologjisë në këto fusha dhe përshtatja e Edukimit të Vazhdueshëm, është bërë temë edhe në shumë simpoziume e konferenca shkencore botërore. Gjithashtu, parashihet qw si rezultat i zhvillimit tw Intelegjencws Artificiale (IA) dhe programeve qw funksionojnw bazuar nw kwtw teknologji, pwrshkrimi i punws sw kontabilistit do tw transformohet. Detaje rreth ndikimit të IA-s në fushën e kontabiliteti mund të gjeni në shkrimet e më hershme të publikuara nga IKAF

Si fitohen kreditë në EVP? (aktivitetet)

Në vijim paraqesim shembuj për aktivitetet e të mësuarit dhe zhvillimit që organizatat anëtare të Federatës Ndërkombëtare e Kontabilitetit (FNK) mund të promovojnë për EVP:

(a) Ndërmarrja e programeve arsimore ose ngjarjeve të trajnimit, siç janë kurset e të mësuarit personal (në klasë apo në mënyrë virtuale), kurse elektronike, konferenca dhe seminaresh;

(b) Duke reflektuar për përvojat praktike dhe zhvillimin e planeve të zhvillimit personal përmes aktiviteteve të vetëvlerësimit;

(c) Pranimi i trajnimit në vendin e punës, vlerësim i performancës ose udhëzimi i zhvillimit profesional nga një mentor ose trajner;

(d) Sigurimi i trajnimit në vendin e punës, vlerësim i performancës ose udhëzimi i zhvillimit profesional si mentor ose trajner;

(e) Të marrin pjesë dhe të punojnë në bordet profesionale, komitetet teknike, aktivitetet e sektorit, rrjetet e informacionit, bashkësitë e praktikës ose grupe të tjera të ngjashme;

(f) Shkrimi i artikujve, dokumenteve ose librave me karakter teknik, profesional ose akademik;

(g) Studimi i lëndës, duke përfshirë leximin e literaturës profesionale dhe revistat, për aplikim e tyre në në profesion;

(h) Studimi për provime profesionale, rishqyrtim ose testime të tjera formale; dhe

(i) Projektim, zhvillim, rishikim ose mësim në kurse (në klasë apo mënyrë virtuale), kurse elektronike, seminare, konferenca ose programe të tjera edukimi dhe ngjarje trajnimi.

Kliko këto për të mësuar më shumë rreth EVP në IKAF

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *