
Është organizuar seminari i radhës me temën “E drejta e zbritjes së TVSh-së dhe Rregullimet e zbritjeve”, i vlefshëm për kredi të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).
Në këtë seminar të organizuar të martën (03.12.2019) u trajtua e drejta e zbritjes së TVSh-së, si dhe kërkesat për rregullimin e zbritjeve, ashtu siç kërkohen me Legjislacionin Tatimor.
Ligjëruesi Sami Salihu, i cili njihet për ekspertizën e tij të lartë në fushën e taksave, u ka shtjelluar të pranishmëve këtë temë duke i ilustruar me shembuj praktik rastet kur biznesi do të ketë të drejtën e njohjes së plotë të TVSh-së së zbritshme, kur do të ketë të drejtën e njohjes së pjesshme të të TVSh-së së zbritshme, si dhe në cilat raste nuk ka të drejtë të njohë fare TVSH-në e zbritshme dhe si do të trajtohet kjo TVSh e pazbritur.
Në këtë seminar të organizuar nga IKAF morën pjesë profesionistë të fushës së kontabilitetit, Konsuletë tatimorë, Auditorë dhe të zyrtartë të tjerë që puna e tyre ndërlidhet me veprime që kanë të bëjnë me aspektin tatimor.
KËTU MUND TA GJENI ORARIN E SEMINAREVE QË PRITET TË ORGANIZOHEN NË VAZHDIM.