Interesim i madh për seminarin – Rishikimi i pasqyrave vjetore financiare dhe ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim

IKAF ka organizuar seminarin e radhës me temën “Rishikimi i pasqyrave vjetore financiare dhe ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim”, i vlefshëm për kredi në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Profesorët Faruk Prebeza dhe Bezad Halilaj u shtjelluan të pranishmëve në seminar për “Angazhimet e rishikimit në përputhje me standardet ndërkombëtare të angazhimeve në rishikim të nxjerrë nga BSNAS-ja (Standardi Ndërkombëtar Nr. 2400 për Angazhimet e Rishikimit) si dhe për rregullat ligjore të sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar të shoqërive tregtare, si dhe detyrimet për certifikim/ rishikim/ auditim të raporteve vjetore financiare.

Ky seminar zgjoi interes te një numër i madh i profesionistëve për të ndjekur nga afër të rejat e fundit që lidhen me këtë fushë.

KËTU MUND TA GJENI ORARIN E SEMINAREVE QË PRITET TË ORGANIZOHEN NË VAZHDIM NGA IKAF.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *