Testet e IMA-së për CMA, do të kenë shumë teknologji në vitin 2020

Instituti për Menaxher të Kontabilitetit (IMA) është duke bërë disa ndryshime në certifikimet për Menaxher të Kontabilitetit (CMA), përmes përfshirjes më të madhe të teknologjisë në testet për CMA.

Divizioni i IMA-së për certifikime, është duke planifikuar që të përfshijë më shumë analizën e të dhënave në teste dhe forma tjera për të futur teknologjinë si dhe t’i kushtojë më shumë rëndësi etikës e vendimmarrjes.

Testi i përditësuar për CMA do të vazhdojë të jetë i ndarë në dy pjesë, në secilin seksion do të ketë nga 100 pyetje me shumë zgjidhje. 15% e pjesës së parë të testit do të jetë “Analizë dhe Teknologji”, duke përfshirë vendimet për raportim të jashtëm financiar, planifikim, buxhetim dhe parashikim, performancë dhe menaxhim të kostos si dhe kontrollë të brendshëm. Përmbajtja e re do të përfshijë edhe raportimin, por do të largohet pjesa e vjetër lidhur me auditimin e brendshëm.

Testi numër 2 do t’i kushtojë më shumë rëndësi etikës dhe vendimeve strategjike. Pjesa e dytë do të njihet edhe si “Menaxhmenti Strategjik Financiar” që përfshinë analizat e pasqyrave financiare, financat e koorporatave, menaxhmentin e riskut dhe vendimet në investime. Përmbajtja e re do të përfshijë etikën në biznes, qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë sociale. Do të largohen financat në bilanc të gjendjes, bankrotimi dhe implikimi taksor në çmimin e transfereve.

Instituti për Kontabilitët, Auditim dhe Financa (IKAF) tashmë ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me IMA për të ofruar për studentët e Kosovës dhe rajonit certifikimin për Menaxher të Kontabilitetit të njohur me shkurtesën CMA.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *