IKAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për Punë Praktike të të Certifikuarve në trajnimin “Nënpunës i Kontabilitetit”.

Prishtinë, 26/01/2021

Shumica e studentëve të certifikuar në trajnimin “Nënpunës i Kontabilittit” në Institutin KAF, do të mund t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë trajnimit, t’i praktikojnë në vend të punës.

Të martën më datë 26 Janar 2021 janë nënshkruar dy Memorandume Mirëkuptimi të cilat do t’ju mundësojnë studentëve të certifikuar nga Instituti KAF si “Nënpunës i Kontabilitetit” që t’i aplikojnë njohuritë e fituara gjatë trajnimit.

Përmes kësaj skeme të praktikës, studentët do të përfitojnë punë praktike në kohëzgjatje prej 3 muaj ku do të kenë mundësi të përgatiten për tregun e punës. Memorandumet e Mirëkuptimit janë nënshkruar ndërmjet dy kompanive të kontabilitetit me Financat D.SH dhe Probilanc SH.P.K.

z.Fadil Halili përfaqësues i kompanisë Financat D.SH, premtoi bashkpunim afatëgjatë poashtu, u zotua se të gjithë studentët të cilat vijnë nga IKAF do t’i shohim si pretendent për vende pune dhe do t’i motivojmë në mënyrë që ata të ndihen sa më komod dhe do ju japim një shanc për të gjetë vetën në tregun e punës.



Ndërsa, pronari i kompanis Probilanc SH.P.K, z.Urim Osmani u zotua se do jetë shumë bashkpunues dhe me shumë knaqësi e nënshkruajë këtë Memorandum Mirëkuptimi, dhe e përshëndeti iniciativen e Institutit KAF për të ju dal në ndihmë studentëve të rinjë.



Drejtori Ekzekutiv i Institutit z.Bujar Kransiqi, i falenderoi të dy përfaqësuesit e kompanive të cilat nuk hezituan dhe ju përgjigjen pozitivisht thirrjes për bashkpunim, njëherit theksoi se IKAF gjithmonë është në kërkim të krjimit të sa më shumë mundësive për studentët e veqanërisht ata që certifikohen si “Nënpunës i Kontabilitetit.

Duke pasur parasysh se trajnimi profesional kombinuar me mësimin praktik zë një vend kyç në formësimin dhe ndërtimin e profesionalizimit të studentëve të rinjë, ku të dyjat kompani janë zotuar se do jenë të hapuara dhe premtuan bashkpunim afatëgjatë për studentët të cilat do dërgohen nga Instituti KAF për punë praktike.

Thirrja për aplikim do të publikohet së shpejti dhe të interesuarit do të njoftohen më shumë rreth kushteve dhe detajeve të aplikimit.

Ky është vetëm një hap i vogël drejt realizimit të një qëllimi më madhor, krijimin mundësive për punë praktike për studentët dhe përgaditjen sa më profesionale të këtyre të rinjëve për tregun e punës.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *